Çmenduri: Ronaldo thyen çdo rekord, Forbes tregon fitimet marramendëse të portugezit

4 Prill 2020
16:21
Eraldo Harlicaj
back button

Cristiano Ronaldo pranoi të heqë dorë nga rroga e tij për të ndihmuar Juventusin dhe nuk do të marrë 4.24 milion euro. Ai ndihmoi kampionët e Iyalisë në këtë periudhë, por sërish kjo nuk e pengon që ta nxjerrë nga lista e personave më të pasur. 

Forbes ka publikuar një artikull ku shkruan se ylli portugez mund të jetë futbollisti i parë që të arrijë shifrën e 1 bilion dollarëve. Ronaldo nuk e ka përqëndruar fitimin e tij vetëm në futboll. 

Ai është dhe një biznesmen i zoti dhe ka arritur të ngrejë biznese të suksesshme në fushën e hotelerisë, veshmbathjeve, por dhe klinikave mjekësore. Një shembull për t’u marrë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit