Çmenduri, United i bën ofertë të pabesueshme De Geas!

16 Korrik 2019
11:16
back button

Manchester United është në hall të madh këtë verë, jo vetëm se i duhen përforcime dhe nuk po bën asgjë në merkato, por edhe sepse rrezikon të humbasë falas verën e ardhshme portierin titullar David De Gea.

Spanjolli ka kontratë deri në verën e vitit 2020 dhe nuk dëshiron të qëndrojë në Manchester, ndaj kërkon të largohet falas pas një viti.

Një ndër portierët më të mirë në qarkullim, De Gea ka oferta nga shumë klube, por United është gati të bëjë një çmenduri për ta mbajtur në Old Trafford.

Portieri 28-vjeçar merr aktualisht 11.5 milionë euro në sezon dhe United është gati t'i japë 420.000 euro në javë, që do të thotë 21.84 milionë euro në sezon, një shifër absurde, e pamendueshme për një portier.

Nëse oferta është reale dhe do t'i vihet përpara, zor se De Gea do të refuzojë, edhe pse ka oferta joshëse, sidomos nga PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit