Çmimi i Madh i Stirias: Dominon Mercedes, Ferrari bën “harakiri” (video)

12 Korrik 2020
17:03
Denis Hakanaj
back button

Lewis Hamilton e ka nisur nga vendi i parë dhe e ka mbyllur në vendin e parë  Çmimin e Madh të Stirias, Austri.

Pas tij është pozicionuar Valteri Botas, që në xhirot e fundit ka sulmuar dhe parakaluar Max Verstappen.

Ka zgjatur vetëm dy kthesa gara e Ferrari-t: Charles Leclerc ka goditur makinën e Sebastian Vettel, duke e nxjerrë atë jashtë loje.

Pak momente më mbrapa, piloti i ri ka qenë i detyruar të tërhiqej edhe vetë nga gara për disa probleme në pjesën e pasme të makinës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit