Çokaj vlerësohet në Kroaci, shoku i ekipit i jep krah

2 Qershor 2020
20:56
Eraldo Harlicaj
back button

Enis Çokaj ka bërë mjaft mirë këtë periudhë për Lokomotiva Zagrebin. Ai shënoi gol dhe në ndeshjen e fundit gjysmëfinale që u luajt për Kupën e Kroacisë. Kjo ndeshje u fitua nga ekipi i shqiptarëve që siguroi finalen e madhe të kupës së Kroacisë.

Elozhet për shqiptarin kanë ardhur dhe nga shoku i tij i skuadrës, Sammr. 33-vjeçari luajti mjaft mirë dhe mori shumë komplimente, por deklarata e tij ishte shumë altrusite. Ai mendon se duhet folur më shumë për brezin e ri.

“Jam shumë i kënaqur që ne jemi në finalen e Kupës. Kënaqem kur më thurin dhe mua elozhe, por asistet që jap nuk kanë vlerë nëse shokët nuk shënojnë. Duhet të vlerësojmë Çokajn dhe Tolic, pasi ata janë djem të rinj dhe kanë shumë cilësi. Kanë rritur lojën e tyre dhe kanë kapur një nivel të lartë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit