Coman gati për Bayern-PSG: “Si një finale, por tani e kemi radhë ne”

8 Nëntor 2022
15:01
Denis Hakanaj
back button

Urna e shortit për fazat me eliminim direkt të Champions League ka krijuar disa çifte të nivelit të lartë. Në veçanti bie në sy përballja mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Një sfidë që ngjall kujtime të rëndësishme pas finales së vitit 2020, të fituar nga gjermanët, dhe ndeshjes së 2021, të fituar nga parisienët. Ai që ishte protagonist, sidomos në finale, ishte Kingsley Coman, heroi i ndeshjes dy vite më parë.

Francezi foli për kanalet zyrtare bavareze për shortin dhe përballjen e dyfishtë në fazën e 1/8-ave: “Mund të konsiderohet një finale. Por kjo është në rregull, ne duhet ta marrim ashtu siç vjen”, tha ylli Bayern-it.

“Ne përballemi me një kundërshtar shumë të vështirë me individualitet të jashtëzakonshëm. Në finalen e 2020-ës ne fituam, në 2021-ën humbëm për pak në çerekfinale, kështu që tani është radha jonë përsëri”.

Do të shohim nëse do të jetë vërtet kështu, është e sigurt që përballja mes dy klubeve të mëdhenj në Europë është padyshim një finale e parakohshme…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit