Conference League: Magjia e Kane nuk mjafton, Tottenham befasohet në minutën e 95-të (Video)

25 Nëntor 2021
20:41
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur 2-1 ndeshja e Conference League mes Mura-s dhe Tottenham-it.

Sfida e luajtur në Maribor është zhbllokuar pas vetëm 11 minutash lojë nga një gol i Horvat.

Në minutën e 32-të, Spurs kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Sessegnon.

Pavarësisht inferioritetit numerik, anglezët kanë arritur të barazojnë me Kane në minutën e 72-të.

Sulmuesi anglez ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur që ka nxjerrë jashtë loje portierin Obradovic.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, Mura ka realizuar golin e fitores në minutën e 95-të me Marosa.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit