Conference League: Një super gol shtang Tottenham-in në Slloveni (Video)

25 Nëntor 2021
19:14
Denis Hakanaj
back button

Është zhbllokuar në minutën e 11-të ndeshja mes Mura dhe Tottenham, e vlefshme për javën e pestë të Conference League.

Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh me Horvat.

Sulmuesi i sllovenëve ka shmangur me lehtësi Sanchez, duke e bërë këtë të fundit të humbasë ekuilibrin, dhe ka mposhtur portierin Gollini me një goditje perfekte.

Situata është përkeqësuar për Spurs në minutën e 32-të, kur Sessegnon është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit