Pasi u eliminua nga Champions League në turin e parë kualifikues (përballë Bate Borisov), Partizani vazhdoi rrugëtimin duke zbritur në Conference League, turi i dytë kualifikues, ku përballë kishte skuadrën modeste nga Andorra, Atletic Escaldes.
Fitorja e arritur 0-1 në fushën kundërshtare qetësoi mjaftueshëm ekipin kampion të Shqipërisë që në Tiranë, në sfidën e zhvilluar në Air Albania, zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë me dy golat e Tedi Carës.
Në pjesën e dytë, Rrapaj do të vuloste golin e 3-0 dhe më pas do të ishte menaxhim. Miqtë realizuan golin e vetëm ne 180 minuta falë një penalltie me Lopez.
Por, vetëm një minutë më pas, Partizani do të gjente edhe golin e katërt me Eros Grezda, i pari me fanelën e kuqe për blerjen e kësaj vere për ekipin e kryeqytetit.
Në turin e tretë kualifikues të Conference League, Partizani do të përballet me ekipin letonez, Valmiera, që në turin e dytë kualifikues eliminoi me lehtësi ekipin e San Marinos, Tre Penne, duke i mundur në sfidën e kthimit 7-0.
GOLI I PARE I RADESKIT – VIDEO
GOLI I DYTE I RADESKIT – VIDEO
Kalon me tej edhe Struga, qe pas fitores ne ndeshjen e vajtjes ndaj Buducnost te Malit te Zi me rezultatin 1-0, gjithashtu ka fituar edhe fushen e ekipit kundershtar ne nje ndeshje te mbushur me gola. Protagonist absolut Marjan Radeski, qe ka shenuar tri gola per ekipin kampion te Maqedonise se Veriut, drejtuar nga Shpetim Duro. Ne mes edhe goli i Besart Ibraimit. Struga do te perballet ne turin e trete kualifikues me FC Swift Hesperange, skuadren nga Luksemburgu.
GOLI I TRETE I RADESKIT – VIDEO