CONFERENCE LEAGUE: Partizani në tokën zviceriane, Daja prezanton supersfidën ndaj Baselit të Xhakës!

21 Korrik 2021
23:16
Telesport
back button

Partizani luan nesër një ndeshje shumë të vështirë ndaj Basel ne Zvicer, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Trajneri i të kuqve, Ilir Daja, paralajmëroi ndryshime në formacion dhe tregoi se Musta s’do jetë i gatshëm.

“Përballë kemi një kundërshtar të vështirë. Basel është një nga ekipet më me traditë jo vetëm në futbollin zviceran. Kanë qenë pjesëmarrës të rregullt në kompeticionet evropiane duke qenë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampioneve.

Kampionati zviceran është më i fortë se i yni dhe Basel e ka mbyllur sezonin e shkuar në vendin e dytë. Do të thoja që Basel ka patur më shumë kohë për ta përgatitur ndeshjen në raport me ne, që pas kualifikimit të merituar ndaj Sfintul kemi patur vetëm tre ditë në dispozicion.

E respektojmë Basel, por kemi ardhur që të respektojmë edhe veten tonë. Nëse kemi një ëndërr dhe duam ta bëjmë realitet, këtë duhet ta bëjmë këtu në Zvicër përtej koeficientit të vështirësisë që paraqet kjo ndeshje.

Për sfidën e nesërme kemi vetëm mungesën e Emiljano Mustës, pjesën tjetër të grupit e kemi në dispozicion. Mundet të startojmë edhe me një ndryshim në formacion për të patur një tjetër strategji për vetë kohën e pakët që kemi patur për ta përgatitur ndeshjen.

Shpresojmë që të jetë ajo e duhura, por do të marrim informacion edhe nëpërmjet lojës për të parë çfarë mund të bëjmë më të mirën në ndeshjen e nesërme. Shqiptarët e Baselit? Personalisht më vjen shumë mirë që lojtarët shqiptarë po integrohen në ekipet me zë në Europë.

Kjo është gjë shumë e mirë për shqiptarët kudo që janë sepse lojtarët shqiptarë kanë premisa të mira për të luajtur futboll pasi talenti nuk u mungon. Këta lojtarë mund të jenë ambasadorët më të mirë për t’i hapur rrugën edhe brezave të tjerë të përfaqësohen, siç edhe po tregojnë lojtarët shqiptarë të Basel”, tha Daja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit