Conference League: Tirana eliminohet, e pafuqishme ndaj Besiktas. Dramë te Drita e Gjilanit, Ballkani shkatërron Larne

3 Gusht 2023
22:29
Telesport
back button

Nuk ka mrekulli. Tirana u mposht 0-2 përballë Besiktasit në “Air Albania”, sfidë ku morën pjesë më shumë se 10 mijë tifozë.
Skuadra nga Stambolli fitoi edhe ndeshjen e dytë dhe kaloi në raundin e tretë të Conference League, me rezultatin e përgjithshëm 5-1.

Golat u realizuan në pjesën e dytë nga Daniel Amartey dhe Vincent Aboubakar, teksa skuadra nga Stambolli e mbylli takimin me dhjetë lojtarë. Pas daljes me të kuq të Arthur Masuaku, i cili ndërhyri ashpër ndaj brazilianit Kaina.

Djemtë e Orges Shehit, iu afruan golit në disa raste, por Hasani, Kaina, Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do të sfidojë në turin e tretë azerët e Neftchi Baku.

Nate dramatike sakaq per Driten e Gjilanit ndaj Viktoria Plzen. Skuafra kosovare qe kishte barazuar ne Çeki, arriti te gjente golin e 1-1 qe do te conte ndeshjen ne shtese ndaj ekipit mysafir por ne minuten e 23 shtese pasi per shkak te ikjes se dritave pati shtyrje te ndeshjes. Krasniqi kishte barazuar ne te 92 por ne te 113′ do te vinte penalltia fatale e Plzen me Jirka.

Ballkani tregon supermacinë ndaj Larne edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Irlandën e Veriut.

Kampionët e Kosovës fituan thellë 1-4 në transfertë dhe kualifikohen në raundit tretë (do të ketë përballë Lincoln Red Imts të Gjibraltarit) të Conferencë League, ku do të ketë shanse të mira për të kaluar në play off.

Sikurse pritej, mbyllet aventura e Dukagjinit në Evropë. Skuadra nga Klina u mposht thellë 6-1 nga Rijeka, që e kishte fituar edhe sfidën e parë në Kosovë 0-1.

Golin e vetëm të Dukagjinit në fushën e Rijekës e realizoi Zylfiji.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit