Conor McGregor jep lajmin e trishtë, Jose Mourinho e ngushëllon

22 Tetor 2021
9:59
Telesport
back button

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Conor McGregor ka deklaruar se qeni i tij Hugo ka ngordhur. Irlandezi, ikonë e MMA-së, shprehet i trishtuar për këtë lajm. “Më është thyer zemra, pasi Hugo ka qenë me mua gjatë gjithë kohës, miku im më i ngushtë”, shkruan McGregor.

Kemi qëndruar bashkë në shtrat, kemi vrapuar, ke qëndruar me fëmijët e mi, kemi bërë gjithçka. Faleminderit për gjithçka që ke dhënë gjatë kohës që ke qenë me mua dhe familjen time. Do të më mungosh përgjithnjë Hugo”, ka shkruar McGregor.

Pas këtij lajmi ka reaguar Jose Mourinho, që gjithashtu është një njeri shumë i dashur me qentë. “Ke humbur një mik të madh”, ka shkruar trajneri portugez i Roma, Jose Mourinho, që ka ngushëlluar irlandezin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit