Conor McGregor publikon datën dhe vendin e rikthimit në kafaz

16 Shtator 2019
17:12
back button

Conor McGregor mesa duket ka lajmëruar datën e rikthimit të shumëpritur në UFC.

31-vjeçari nuk është futur në kafaz që prej humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov tetorin e kaluar.

“Notorious” tani ka sugjeruar se rikthimi i tij është firmosur me mesazhin në Twitter këtë mëngjes. “Dublin, 14 dhjetor,” ka qenë postimi i tij.

Me shumë mundësi kundërshtari i tij do të jetë Justin Gaethje, i cili mposhti Donald Cerrone fundjavën e kaluar. Kush fiton prej tyre pritet të ndeshet me kampionin e peshës së lehtë Nurmagomedov. 

Tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar i UFC.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit