Conor paralajmëron Poirier: Humbja në janar zgjoi bishën brenda meje

15 Qershor 2021
12:06
Telesport
back button

Conor McGregor dhe Dustin Poirier do të përballen për herë të tretë mes tyre më 10 korrik, në eventin UFC-264. Një sfidë që pritet me interes, me Poirier që fitoi revanshin e zhvilluar në janar. Ndërkohë që, irlandezi, ka fituar sfidën e parë mes tyre në vitin 2014.

Jam duke u stërvitur shumë fort. Tani nis faza e dytë e përgatitjes dhe jam që tani në formë të mirë. Kam bërë disa modifikime në përgatitjen time pas humbjes në sfidën e dytë dhe kam shumë besim te vetja. Ju garantoj që do të shihni një Conor të jashtëzakonshëm më 10 korrik”, tha irlandezi.

Do ta mposht me goditjet e mi, do ta hedh poshtë që në raundin e parë. Mbajini shënim fjalët e mia, do ta mund me KO që në start. Ai zgjoi bishën brenda meje pas humbjes që pësova në janar, një bishë të inatosur dhe të fuqishme. Dustin, thuaj lutjet e tua të fundit”, tha Conor McGregor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit