Conte akoma pa ekip, ideja e fundit është e çmendur

17 Shtator 2023
9:03
Denis Hakanaj
back button

Gjermania është në kërkim të një trajneri pas shkarkimit historik të Hansi Flick, që ka ardhur pas humbjes së turpshme 4-1 të pësuar kundër Japonisë në miqësore.

Kundër Francës, në drejtim të ekipit ka qenë Rudi Voller, i cili ka thënë se stoli do t’i besohej shumë shpejt një trajneri të ri, për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Mes kandidatëve ka dalë edhe emri i Antonio Conte-s. Sigurisht, italiani nuk është favorit, por një kalim i tij në drejtim të Gjermanisë ka filluaor të kuotohet nga kompanitë e basteve.

Është e qartë se ka profile të tjera më të preferuar, por ideja e trajnerit italian, që u eliminua pikërisht nga Gjermanisë me Italinë në Euro 2016, nuk mund të anshkalohet.

Në këto ditë është përmendur emri i Jurgen Klopp, por rruga që çon te trajneri i Liverpool-it është e papërshkueshme. I preferuari duket se është Julian Nagelsmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit