Conte bëhet më “social”, hap faqen e tij zyrtare në Instagram

14 Shtator 2020
13:37
Telesport
back button

Trajneri i Interit, Antonio Conte, nga dita e sotme është zyrtarisht në rrjetin social “Instagram”. Trajneri zikaltër ka njoftuar fansat e tij se mund ta ndjekin aty për më shumë informacione .

Nga sot, hap faqen time zyrtare në Instagram. Përshëndetje”, shkruan Conte, që ka edhe një faqe zyrtare në “Facebook”, ku nuk ka hedhur asnjë njoftim prej dy vitesh (kur përshëndeti John Terry, që u largua nga futbolli).

Conte hap faqen e tij në Instagram në prag të sezonit të ri për të komunikuar me fansat e tij, që menjëherë janë bërë të shumtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit