Conte del kundër vetes, provon mbrojtjen me 4 prej dështimeve

27 Nëntor 2020
9:28
Alfred Lleshi
back button

Në disfatën e rëndë ndaj Real Madridit, kishte vetëm një notë pozitive për Interin. Pas dëbimit të Vidal me karton të kuq, Conte e rregulloi ekipin me katër mbrojtës dhe si me magji, diçka dukej sikur ishte rregulluar vetë, sikur distanca dhe ekuilibri ishin kthyer në vendin e duhur.

Rrallë në karrierën e tij, nëse jo në fillim dhe në vitin e parë te Juventusi, Antonio Conte ka luajtur me katër lojtarë prapa. Por, sipas “Corriere dello Sport”, në trajnimin e djeshëm, trajneri zikaltër provoi përsëri mbrojtjen me katër.

Me këtë skemë, Hakimi mund të luante më i avancuar, një nga mesfushorët mund të merrte frymë, Perisic ose Young do të kishin më shumë kredite për të sulmuar nga e majta. Për krahun e djathtë të mbrojtjes, D’Ambrosio dhe Darmian mund të garonin për një vend; ndërsa nuk është ende e qartë nëse moduli do të ishte 4-4-2, 4-2-3-1 apo 4-3-1-2.

Me pak fjalë, shumë zgjidhje që mund t’i sjellin një frymëmarrje tjetër Interit. Ndërkohë, Brozovic është negativizuar nga koronavirusi, edhe pse përdorimi i tij kundër Sassuolo do të duhet të verifikohet. Asgjë e re në këtë drejtim për Kolarov dhe Padelli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit