Conte dhe Lukaku trondisin “San Siro”, Interi i ri vendos rekord që në start

21 Gusht 2019
11:27
Alfred Lleshi
back button

Vala e gjatë e efektit Conte trondit “San Siro”, tashmë në prag të nisjes së kampionatit italian të futbollit. Të hënën në mbrëmje, në orën 20:45, kundër Lecce, stadiumi i njohur i Milanos do të veshë menjëherë “fustanin” më të mirë, atë që përdor në ditët për t’u kujtuar gjatë. Ai pret rreth 60 mijë spektatorë dhe, me hapjen e “unazës” së tretë, ëndrra është për diçka më shumë. Sidomos nëse në këto ditë që e ndajnë Interin e ri nga debutimi sezonal, do të materializohet goditja e pritshme, Alexis Sanchez, i cili do të vihej menjëherë në dispozicion, që në sfidën kundër të sapongjiturve në Serie A. 

Sigurisht, kileni do të tërhiqte shumë më tepër tifozë në stadium. Sidoqoftë, nuk është çudi: bumi i këtij fundi të gushtit është vetëm konfirmimi se tifoja nuk i ka munguar kurrë Interit, përkundrazi, ka qenë një element i fortë shtesë. Në dy sezonet e fundit, mesatarja e shitjes së biletave për klubin zikaltër ka qenë e tillë: 57 mijë për ndeshje dhe 62 mijë për ndeshje. Zikaltrit e fillojnëepokën e Antonio Conte me kulmin më të madh në këtë drejtim, mbi të gjitha falë abonimeve. 

Tani, qëllimi është të bëjnë edhe më mirë sesa sezonin e kaluar, i cili filloi me 59.135 spektatorë në Inter-Torino, një ndeshje që përfundoi 2-2, mbrëmjen e 26 gushtit 2018, në “San Siro”. Era që po fryn është shumë e mirë. Entuziasmi i tifozëve për ardhjen e Romelu Lukaku dëshmon se bota zikaltër beson me të vërtetë në mundësinë e rivalizimit me Juventusin. Falë edhe një juventini të vjetër në drejtim, Atonio Conte. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit