Conte: Duhet të marrim shembull nga Parma…

31 Tetor 2020
20:58
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Inter-it, Antonio Conte, ka analizuar për Sky barazimin 2-2 të marrë kundër Parma-s në San Siro.

“Kemi vuajtur për sa i takon rezultatit, nuk është e hera e parë që  dominojmë një ndeshje dhe rrezikojmë ta humbim. Në futboll nuk mund të bësh asgjë po nuk shënove”, ka thënë Conte.

“Kemi gabuar shumë dhe për të disatën herë, me gjithë rastet që krijojmë duhet të shënojmë më shumë. Duhet të kemi vendosmërinë që ka patur Parma. Nuk është hera e parë, rastet duhen shfrytëzuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit