Conte e dëboi nga Chelsea, Diego Costa kthehet në origjinë

15 Korrik 2019
20:32
back button

Dy vite më parë luftonte për “Këpucën e Artë” në Angli, duke udhëhequr ekipin e Chelseas drejt trofeut të titullit kampion në Premier League, sot mund t’i thotë lamtumirë Europës.

Diego Costa, sulmuesi spanjoll me origjinë braziliane është gjithmonë e më pranë transferimit në Brazil, te skuadra e Flamengo. Ish-futbollisti i Chelseas, sikurse raporton tabloidi britanik “The Sun” mund të largohet nga Atletico Madrid.

Me destinacion klubin amerikano-jugor, nëse nuk do të finalizohen suksesshëm tratativat me Everton, në karrierën e tij, Diego Costa ka realizuar vetëm një eksperiencë në Brazil, më pas sulmuesi spanjoll ka luajtur në Portugali, Spanjë dhe Angli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit