Conte e tepron, do sulmuesin më të kërkuar të Europës dhe shokun e Nainggolan

13 Dhjetor 2019
15:16
Eraldo Harlicaj
back button

Interi ka nisur të mendojë për merkaton e janarit dhe Antonio Conte ka nevojë për një sulmues dhe një mesfushor. Mediet italiane shkruajnë se zikaltrit mund të futen në garë për afrimin në “San Siro” të Erling Haaland. Norvegjezi pritet të largohet gjatë janarit, ndërsa italianët po përgatiten të gjejnë zëvendësuesin e Lautaro Martinezit. Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Barcelona. 

Pista e norvegjezit është e vështirë, pasi kërkohet nga shumë klube të fuqishme, ndërsa ndryshe është situata me mesfushorin e preferuar të trajnerit Antonio Conte. Numri një i stolit do që të arrijë Nahitan Nandez. Lojtari luan për Cagliarin dhe në muajt e tij të parë në kampionatin italian po bën mirë. 

Rivalët e Interit në kampionat e afruan nga Boca Juniors mesfushorin 23-vjeçar. Ky i fundit është përshtatur shumë shpejt, pasi ka luajtur 15 ndeshje, nga të cilat 12 si titullar, ndërsa ka shënuar 1 gol. Ai ka formuar një mesfushë mjaft të fortë me lojtarin tjetër të Interit, Radja Nainggolan. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit