Conte flet si kampion: As në ëndrrat më të mira s’e kisha menduar këtë gjë

8 Prill 2021
8:41
Alfred Lleshi
back button

I duhej suksesi kundër Sassuolos për fitoren e tij të dhjetë radhazi, tashmë shumë pranë titullit kampion. Falë golave të Lukaku dhe Lautaro Martinez, zikaltrit fituan ndeshjen e prapambetur të javës së 28-të të Serie A dhe tashmë arratisen +11 pikë nga Milani i vendit të dytë.

Një deklaratë e rëndësishme nga trajneri selentin, edhe nëse dikush donte t’i nënvizonte se Interi nuk po luan futboll spektakolar, diçka që vërtetohet disi nga 32% e zotërimit të ndeshjes. Conte, duke folur për mikrofonat e “Sky”, u ndal mbi ligjërimin “estetik” të gjësë:

“Nga kjo pikëpamje, unë besoj se Interi ka luajtur ndeshje të shkëlqyera. Ne luajtëm një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, gjithashtu rikuperuam nga 0-2 në 2-2 ndaj Real Madridit dhe vazhduam të fitonim ndaj Borussia Monchengladbach, me një lojë të shkëlqyeshme. Të gjithë mund të flasim për lojën e mirë, por në fund vlen rezultati. Çfarë vlere ka që luajtëm mirë, por jemi jashtë Ligës së Kampionëve?! Ne kemi një qëllim konkret dhe nëse rezultatit pozitiv i shtohet edhe estetika, aq më mirë; përndryshe “amen”. Ajo që ka rëndësi është titulli, pastaj për estetikë do të shkojmë në ndonjë qendër për këtë punë”.

Renditja tani flet për +12 pikë karshi Juventusit: “Do të ishte mirë, nëse do ta përmbysnim Juventusin. As në ëndrrat e mia më të mira nuk do ta kisha imagjinuar të rikuperoja kaq shumë pikë karshi ekipit që ka dominuar gjatë nëntë viteve të fundit. Ne e bëmë këtë duke përveshur mëngët dhe punuar në një mënyrë të rëndësishme. U afruam vitin e kaluar dhe tani po përpiqemi të fitojmë gjënë më të rëndësishme, titullin kampion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit