Conte gjen zëvendësuesin e Handanovicit, një emër surprizë!

4 Qershor 2020
15:08
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i Parmës, Luigi Sepe, pritet të rikthehet në Serie A. E ardhmja e “Gardianit të portës” duket se do të jetë sërish në elitën e futbollit italian. Ai është i huazuar nga Napoli te skuadra e Parmës me të drejtë blerje.

Tuttosport shkruan se Parma nuk ka ndërmend të blejë kartonin e lojtarit. 29-vjeçarit mund t’i vijë një surprizë e bukur, pasi trajneri Antonio Conte po e monitoron situatë e tij.

Ai mendon ta afrojë në “San Siro” për ta kthyer në zëvendësuesin e kapitenit Samir Handanovic. Slloveni ka vuajtur nga dëmtimet, prandaj duhet që të ketë një zëvendësues të mirë, prandaj po mendohet kartoni i portierit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit