Conte i dashuruar pas yllit të Serie A, sakrifikon 3 lojtarë për të

4 Prill 2020
15:09
Eraldo Harlicaj
back button

Interi po mendon të afrojë në merkato yllin e Fiorentinës Federico Chiesa. Skuadra zikaltër kërkon të bëjë çmenduri për të arritur te lojtari, madje është dakord që të sakrifikojë 3 lojtarë për futbollistin. 

Referuar medieve italiane, zikaltrit janë gati që të heqin dorë nga Radja Nainggolan, Henrique Dalbert dhe Victor Moses për të arritur te futbollisti i talentuar italian. 

Fiorentina në krahun tjetër nuk do të humbasë lojtarin, por duket se do të duhet të përzgjedhin alternativën më joshëse. Trajneri Antonio Conte nuk është i vetmi që e do në skuadër, pasi dhe PSG e Manchester United duan të arrijnë te lojtari. Gara do të jetë e fortë për të. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit