Conte i telefonoi pronarit të Tottenham! Donte ta sqaronte mbi deklaratat e tij. Futbollistët e revoltuar

20 Mars 2023
18:54
Telesport
back button

Shpërthimi i bujshëm i Antonio Contes pas barazimit të Tottenhamit ndaj Southampton-it po shkakton ende diskutime në Angli dhe padyshim askush nuk beson se trajneri italian do të qëndrojë në stolin e Spurs sezonin e ardhshëm. Kontrata e tij skadon në fund të qershorit dhe, siç raporton Sky Sports UK, lojtarët janë të bindur se do të kenë një trajner të ri në 2023/24.

Ndjenja, lexojmë, është se “futbollistët janë të gatshëm të pranojnë përgjegjësinë për paraqitjet dhe rezultatet e dobëta, por Conte është afër të kapërcejë kufirin duke i quajtur egoistë dhe duke vënë në dyshim angazhimin e tyre”.

Por kjo nuk është e gjitha: “Në dy javët e ardhshme, Daniel Levy do të vendosë nëse do të marrë masa kundër Conte, i cili tashmë do t’i kishte sqaruar bordit të drejtorëve të Spurs se shpërthimi i tij i furishëm kishte për qëllim thjesht lojtarët dhe jo pronësine”. Londinezët do të kthehen nesër në punë, pa ndërkombëtarët.

Shpërthimi i Antonio Contes kundër lojtarëve të Tottenhamit dhe vetë historisë së klubit, duket se nuk është pritur aspak mirë në dhomat e zhveshjes. Drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos i rinovojnë më kontratën që i skadon në qershor, megjithatë duket se do të jetë e vështirë që italiani të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Burime pranë klubit londinez raportojnë e disa prej senatorëve të Tottenhamit kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Contes, pasi raportet mes palëve janë prishur tashmë. Natyrisht sulmi mbi lojtarët dhe akuzat se Tottenham po dështon për shkak të tyre nuk është mirëpritur në dhomat e zhveshjes, teksa tani mbetet për t’u parë reagimi i Paraticit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit