Conte insiston, dy janë objektivat me urgjencë te Interit

7 Nëntor 2019
20:37
back button

Referuar medias italiane “La Repubblica”, trajneri i Inter, Antonio Conte nuk është aspak i kënaqur me kontingjentin e futbollistëve që ka në dispozicion dhe shtyn gjithmonë e më shumë për të siguruar përforcime që në merkaton e janarit.

Sipas Conte-s, Vecino e Gagliardini nuk janë në lartësinë e duhur, ndërsa Nicolò Barella, është një luftëtar të cilit i mungon eksperienca dhe agresiviteti. Për këtë motiv synohen Nemanja Matic nga Manchester United dhe Dejan Kulusevski për urgjencë, ndërsa për merkaton e verës projektohet goditja për Gaetano Castrovilli të Fiorentinës. Nga ana tjetër, Fiorentina prej kohësh simpatizon Politanon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit