Conte ironizon Tuchel përmes rrjeteve sociale: Do ta kishe merituar një…

15 Gusht 2022
9:45
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, u përpoq ta përcillte me ironi përleshjen “kokë më kokë” me homologun e Chelsea, Thomas Tuchel, e cila u zhvillua në fund të ndeshjes së Premier League (2-2).

Të dy trajnerët u përjashtuan me kartonë të kuq për shkak të asaj përballjeje mjaft të ashpër, shkaktuar nga një shtrëngim duarsh energjik dhe i zgjatur, që bëri xhiron e internetit.

Në fund të takimit të dy folën për këtë në konferencën për shtyp. Më pas tekniku italian u përpoq të bënte shaka me kolegun gjerman përmes një mesazhi të postuar në profilin e tij në Instagram.

Conte shpjegoi se sa shumë do të kishte dashur ta pengonte Tuchel-in nëse do ta kishte parë atë duke vrapuar në vijën anësore, pas golit të Reece James në minutën e 77-të.

Për këtë shpërndau videon e gjermanit duke vrapuar pranë tij për të festuar golin e dytë të Chelsea: “Me fat që nuk të pashë, do ta kishte merituar një stërkëmbësh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit