Conte jep “OK” për shkëmbimin, Inter gjen sulmuesin që i mungonte

18 Gusht 2019
13:45
Telesport
back button

Zërat për një shkëmbim mes Mauro Icardi dhe Arkadiusz Milik nuk janë të pabaza. Madje ekipet e Inter dhe Napoli kanë nisur të punojnë për këtë shkëmbim të dy sulmuesve, që do të kënaqë të gjitha palët.

Sipas “La Republica”, drejtori sportiv Beppe Marotta ka marrë edhe miratimin e trajnerit Antonio Conte për të sjellë tek Interi sulmuesin 25-vjeçar polak. Përveç lojtarit, Interi do të arkëtojë edhe një shumë parash (rreth 30 milionë euro), duke qenë se vlera e Icardit është më e lartë.

Ideja për këtë shkëmbim ka lindur pas refuzimit që Dzeko bëri për t’u transferuar tek Interi, duke rinovuar me Roma. Për këtë arsye, Inter hodhi sytë nga Milik, që nuk është i pashitshëm për presidentin De Laurentiis.

Ky i fundit dëshiron të sjellë Icardi te Napoli pa shpenzuar shumë parà, ndaj mund të pranojë që të shesë Milik për të ulur koston “cash” të këtij transferimi. Ndërsa Conte do të marrë sulmuesin e munguar duke mbyllur zyrtarisht merkaton.

Gati shkembimi Milik-Icardi

Lajme të tjera

Lajmet e fundit