Conte ka grumbulluar 47 pikë nga 54 të mundshme, vetëm Manchester City bën më mirë se Interi

5 Mars 2021
9:59
Alfred Lleshi
back button

Një fitore sa e mundimshme, aq edhe e rëndë. Një fitore alla Conte. Një fitore që tregon arratisjen e parë të vërtetë të Interit. Rezultati 2-1 në Parma, edhe pse me lëkundje të vogla në fund të lojës, vërteton rritjen. Conte iu ka mësuar të tijve se duhet të dinë si të fitojnë edhe lojëra “të ndyra”… Dhe në çdo rast bëhet e vështirë të kritikosh një grup që, pa harruar situatën e vështirë të pronësisë, ka sulmin më të mirë të kampionatit dhe mbrojtjen e dytë.

Por, mbi të gjitha, në vitin 2021 është një “makineri” perfekte, duke filluar nga 4-2 kundër Torinos, më 22 nëntor. Zikaltrit fituan 15 nga 18 ndeshjet e fundit në kampionat, duke barazuar dy (ndaj Romës dhe Udinese) dhe humbur vetëm një, ndaj Sampdoria. Kur Sanchez, heroi i “Tardini”, kompletoi dopietën, marshimi i bujshëm, i cili nuk ka të barabartë as në Europë, doli më në pah. Në fakt, vetëm Manchester City yjor i Guardiolës ka mbledhur më shumë pikë në 18 ndeshjet e fundit të kampionatit: 50 pikë, si rezultat i 16 fitoreve dhe 2 barazimeve.

Larg është Bayern Munich, kryesuesi i Bundesliga (40 pikë, me 12 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje), por edhe Atletico Madridi, i pari në La Liga: 44 pikë, me 14 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Për herë të katërt në epokën e tri pikëve, Interi grumbullon të paktën 59 pikë në 25 deshjet e para të kampionatit. Në të tria rastet e mëparshme, më pas fitoi “Scudetto”: 2006/07, 2007/08, 2008/09.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit