Conte konfirmon Vidal; ja formacionet e mundshme Udinese-Inter

23 Janar 2021
9:25
Alfred Lleshi
back button

Tri pikë e ndajnë Interin nga kushërinjtë e tyre në Milano. Prandaj, megjithë shanset e reduktuara, zikaltrit ende mund të shpresojnë ta fitojnë titullin e kampionit të dimrit. Sidoqoftë, do të jetë e nevojshme të mposhtin Udinese, duke shpresuar te hapi fals i Milanit në ndeshjen e vet, e fundit për fazën e parë. Mbi të gjitha, bardhezinjtë e Gotti arritën të ndalojnë Atalantën këtë javë, duke provuar se mund ta thonë fjalën e tyre kundër kujtdo.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Interi mposhti Juventusin në “Derby d’Italia”, duke marrë edhe më shumë vëmendje. Conte do të startojë edhe një herë me dyshen Martinez-Lukaku në sulm; si dhe mesfushorët e brendshëm Barella, Brozovic dhe Vidal. Young dhe Hakimi nga krahët, ndërsa prapavija mbetet në këmbët e Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Si zakonisht, Handanovic do të jetë në portë.

Ja formacionet e mundshme:
UDINESE (3-5-1-1): Musso; Becao, Bonifazi, Samir; Stryger Larsen, De Paul, Arslan, Mandragora, Zeegelaar; Pereyra; Lasagna.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit