Conte “largon” gjashtë lojtarë nga Tottenham, zbulohet lista e të padëshiruarve

8 Janar 2022
15:52
Denis Hakanaj
back button

Pasi ka marrë drejtimin e skuadrës në fundin e nëntorit, Antonio Conte ka ringjallur Tottenham-in, duke e ngjitur në renditje dhe duke e çuar pak hapa larg zonës Champions.

Pas një muaji me punë intensive, ish-trajneri i Inter-it duket se u ka vënë vizën disa lojtarëve të skuadrës.

Sipas Espn, trajneri italian duket se ka nxjerrë në shitje plot gjashtë lojtarë, që nuk bëjnë më pjesë në planet e tij.

Bëhet fjalë për Dele Alli, Steven Bergwijn, Tanguy Ndombele, Giovanni Lo Celso, Japhet Tanganga dhe Matt Doherty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit