Conte me sytë nga janari, Marotta jep lajmin e keq për merkaton

15 Dhjetor 2019
21:05
back button

Administratori i deleguar i Inter, Giuseppe Marotta ka tentuar të hedhë pas krahëve eliminimin e zikaltërve nga Champions League, por njëherësh duke paralajmëruar një merkato dimri pa përforcime të bujshme, ndërkohë që trajneri Antonio Conte nuk ka reshtur së kërkuari afrime.

“Jo çdo vit ndodhin të njëjtat gjëra. Hidhërimi për eliminimin ishte i madh, por tani u larguam nga Champions League dhe ky është një hap që duhet vlerësuar në aspektin pozitiv, ndonëse në të keq. Cikli i ri nisi disa muaj më parë, dhe po rritet në mënyrë logjike dhe vijimësi. Le të fusim në harresë eliminimin dhe të mendojmë për të ardhmen”. 

“Gjithçka mund të përmirësohet, por skuadra dha maksimumin. Ka vlera dhe kundërshtarë më të fortë. Barcelona shfaqi vlera më të mira dhe fitoi. Kishte vështirësi, por tani të shohim para me optimizëm dhe të tentojmë të përfitojmë gjëra pozitive edhe në momentet negative”.

“Në merkaton e janarit është e vështirë të gjesh element që të rrisin nivelin cilësor të skuadrës. E dimë që është një merkato e kushtëzuar dhe e vështirë, jo si në verë. Gjithsesi ne shohim rrotull, me Ausilion dhe drejtuesit për të përmirësuar më tej organikën”, deklaroi ndër të tjera administratori i përgjithshëm i Inter, Giuseppe Marotta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit