Conte: Mediokritetit i bashkon të gjithë, unë e luftoj dhe e refuzoj atë

10 Qershor 2021
9:31
Alfred Lleshi
back button

Nevojat ekonomike të presidentit Steven Zhang nuk përputheshin me ambiciet e Conte. Trajneri shpjegon zgjedhjen për t’u ndarë nga Interi: “Mund të them vetëm se projekti im nuk ka ndryshuar kurrë. Por, nuk do të kishte kuptim të flisja për këto gjëra tani. Unë nuk dua të hyj në ndonjë polemikë. E respektoj presidentin Zhang, të cilin e falënderoj për zgjedhjen time, i dua të gjithë. Interit, skuadrës dhe tifozëve, iu uroj fat të sinqertë. Edhe Simone Inzaghi, i cili është një trajner i mirë, i aftë, ambicioz. Iu uroj zikaltërve sukseset më të mira për të gjithë botën”.

Jashtë vendit, kush fiton e mbajnë në pëllëmbë të dorës, në Itali ka gjithmonë një tendencë për të gjetur anën e errët. Ish-trajneri i Juventusit, Chelsea dhe Interit shpreh idenë e tij: “Një zakon i vjetër dhe i keq. Së pari duam përsosmëri dhe pas një kohe dëshirojmë ta shkatërrojmë atë. Unë mund të jap shumë shembuj edhe në fusha jo-sportive, por nuk dua ta zgjeroj diapazonin. Të gjithë flasin, gjykojnë dhe tregojnë me gisht. Ndoshta sepse mediokritetit i bashkon të gjithë. Unë, nga ana tjetër, e luftoj dhe e refuzoj mediokritetin”.

Nesër fillon “Euro 2020”, me Italinë e Mancini midis favoritëve: “Kur filloni në një kompeticion kaq të rëndësishëm, gjithmonë ekziston entuziasmi i duhur. Rreth kësaj skuadre kombëtare ka edhe më shumë se e imja, falë 27 rezultateve radhazi positive dhe performancave të shkëlqyera. Ekziston vetëvlerësimi, besimi. Roberto po bën një punë të shkëlqyeshme, jo vetëm rezultatet e thonë këtë. Ai ka arritur të krijojë një grup të bindur, entuziast, koheziv. Një kolektiv që beson në të dhe jep gjithçka.

Nuk është e lehtë. Ka individë me cilësi të rëndësishme. Por, unë e përsëris konceptin e mëparshëm: nëse kolektivi funksionon, atëherë talenti lartësohet. Aftësia e Insigne, lotët e Chiesa dhe Berardi, futjet e Barella, forca e Bonucci dhe Chiellini, që mbeten një garanci, reaktiviteti dhe fuqia atletike e Donnarumma, një nga tre portierët më të mirë në botë. Janë pasuri e madhe për një kombëtare këto”.

“Fiksimi im nuk janë paratë, ja pse dështoi marrëveshja me Tottenham”

Conte sqaron fiksimin e tij me fitoret: Ne paguhemi shumë, duhet të jemi ekselentë

“Moratti më befasoi me fjalët, pastaj më telefonoi dhe kërkoi falje”

Conte kthehet në Milano: Mirënjohja e tifozëve vlen për mua sa një titull

Lajme të tjera

Lajmet e fundit