Conte mposht Mourinhon, futbollisti shqiptar i bën lëmsh!

2 Qershor 2020
19:51
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi Marash Kumbulla është emri më i zjarrtë i merkatos së verës. Shtatlarti i Hellas Veronës ka krijuar një vorbull të madhe interesi rreth vetes, pasi ka shumë klube që e duan kartonin e tij.

Tuttomercatoweb shkruan se Interi dhe Tottenhami janë në garë të fortë mes tyre. Trajneri Antonio Conte dhe tekniku Jose Mourinho e duan futbollistin e ri, pasi mendojnë se është i duhuri për mbrojtjen e tyre.

Sajti italian i lajmeve bën me dije se zikaltërit janë më afër kartonit të lojtarit, ndërsa Kumbulla dhe vetë dëshrion të mbetet në Serie A dhe të mos largohet në Premier League. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit