Conte ndryshon mendje për Nainggolan, ja plani për belgun

3 Qershor 2020
9:52
Alfred Lleshi
back button

Të vësh bast se cila do të jetë e ardhmja e Radja Nainggolan, deri më tani është një gjysmë shansi. Ne e dimë se pothuajse me siguri nuk do të qëndrojë te Cagliari, në pamundësi të këtij klubi për ta blerë. Pra, belgu do të kthehet tek Interi në fund të huazimit sezonal. Por, për të qëndruar aty apo larguar përsëri, këtë nuk mund ta thotë kush sot për sot.

Në fakt, duket se era në “Pinetina” ka ndryshuar lidhur me mesfushorin. Dëshmi direkte ishte hapja e fundit e Piero Ausilio, vullneti i tij për t’i dhënë “Ninja” një shans të dytë: “Para së gjithash nuk ka mundësi që Cagliari ta blejë, kështu që Nainggolan me siguri do të kthehet tek Interi. Pastaj, ne do të vlerësojmë situatën dhe do të vendosim se çfarë duhet të bëjmë, së bashku me lojtarin dhe trajnerin”.

Nëse konfirmohen qëllimet e klubit zikaltër, mundësia e kthimit të Nainggolan te Roma do të ishte e dobët. Hipotezë që vetë lojtari do të dëshironte të përmbushej, duke e pasur të freskët ndjenjën e shkëlqyer të viteve të kaluara me fanellën verdhekuqe.

Tifozët e Romës e duan Nainggolan në mënyrë të çmendur, por “martesa” e dytë nuk është e lehtë. Interi do të hëqë dorë nga huazimi i belgut, të cilin e jep për jo më pak se 19 milionë euro. Kjoështë shifra e programuar në buxhetin zikaltër nga shitja e këtij lojtari.

Me pak fjalë, gjasat që belgu të kthehet tek Interi, për të qëndruar atje, po bëhen më të larta. Ky përbën një avantazh, që do të shfrytëzohet nga Antonio Conte, i cili donte një tjetër mesfushor të ngjashëm, Arturo Vidal. “Fotokopjen” e kilenit mund ta ketë në dispozicion që prej kësaj vere, pa e future dorën në kuletë. Detaj që, në kohën e ligësisë ekonomike, mund të bëjë ndryshimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit