Conte në kundërsulm: Është mungesë respekti ta lidhni emrin ti me… Juventusin!

29 Shtator 2022
17:07
Alfred Lleshi
back button

Antonio Conte donte të refuzonte me forcë çdo qasje të mundshme ndaj Juventusit. Emri i tij u shfaq në disa media si pasardhës i Allegrit në stolin bardhezi nëse kriza aktuale nuk do të marrë drejtim.

Tema është ndjerë veçanërisht në Londër, teksa pikërisht kështu u hap konferenca për shtyp para derbit me kryesuesin Arsenal. Pasi qeshi me pyetjen, Conte tha: “Janë gjëra të pabesueshme.

Lajme të tilla në këtë periudhë mendoj se janë mungesë respekti ndaj Allegrit, gjithashtu edhe meje, sepse punoj te Tottenham. Ne sapo kemi filluar sezonin dhe tashmë iu jam përgjigjur shumë herë këtyre lloj pyetjesh.

Gjithmonë kam thënë që jam i lumtur dhe po e shijoj këtë përvojë këtu. Kemi një sezon të tërë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për klubin dhe mua. Sigurisht që jam mirë në Londër.

Kam marrëdhënie shumë të mira me presidentin dhe Paraticin. Nuk shoh asnjë problem, janë disa kontrata të nënshkruara dhe nuk dua të dëgjoj më shumë për to”.

Trajneri italian është marrë edhe me një tjetër temë delikate, duke komentuar hedhjen e bananeve drejtuar Richarlison gjatë miqësores mes Brazilit dhe Tunizisë, të luajtur në Paris të martën e kaluar:

“Unë mendoj se duhet të shohim anën e mirë, ai luajti për kombëtaren dhe shënoi. Pastaj ajo që ndodhi është surreale, sepse të shohësh episode të tilla në vitin 2022 duket e turpshme për të gjithë. Sigurisht që shpresoj që këta njerëz të përjashtohen nga stadiumet për pjesën tjetër të jetës së tyre. Është dëshpëruese ta gjejmë veten duke komentuar situata të tilla”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit