Conte ngacmon Pep për Julia Roberts: “Mbaj mend se…”

17 Mars 2023
15:44
Denis Hakanaj
back button

Në Angli këto ditë çështja Pep Guardiola-Julia Roberts është në qendër të vëmendjes: pas suksesit të thellë kundër Leipzig, trajneri zbuloi një anekdotë, duke thënë se ishte shumë i zhgënjyer nga fakti që aktorja amerikane – një nga tre idhujt e tij – kur mbërriti në Manchester shkoi në Old Trafford duke injoruar Qytetarët.

“Edhe nëse fitoj Champions League, edhe nëse fitoj dy ose tre të tjera, do ta konsideroj veten si humbës. Unë kam tre idhuj, dhe njëri prej tyre është Julia Roberts.

“Gjatë periudhës kur Manchester City po fitonte gjithçka, ajo erdhi këtu në qytet, por në vend që të vinte te skuadra jonë, ajo shkoi të vizitoi Manchester United”.

Manchester United padyshim që nuk ka humbur rastin për të publikuar përsëri foton e asaj vizite të aktores amerikane në Teatrin e Ëndrrave, por tashmë edhe Antonio Conte ka folur praninë e Julia Roberts në ndeshjet e Chelsea-t.

Trajneri italian gjatë konferencës së fundit për shtyp ka folur për kujtimin e tij. “E mbaj mend sepse erdhi për të parë Chelsean”, deklaroi trajneri i Tottenham-it.

Një deklaratë që ka ngjallur të qeshurat e gazetarëve të pranishëm ndaj Guardiola-s. “Ajo pa lojën tonë dhe më pas u njoha me të në dhomat e zhveshjes. Nëse një person i rëndësishëm si Julia Roberts e pëlqen futbollin, është një fakt i rëndësishëm për futbollin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit