Conte nuk rrezikon me Lukakun, sulmi i besohet dyshes Sanchez-Lautaro

13 Korrik 2020
10:09
Alfred Lleshi
back button

Java e 32-të e Serie A do të mbyllet sot në “San Siro”. Interi do të presë Torinon në një sfidë, që do të shpërndajë pikë të rënda. Zikaltrit, duke qenë se vijnë nga barazimi në Verona, në të vërtetë do të synojë pikët e plota, në mënyrë që të kapë Lazio (68 pikë) në vendin e dytë, duke kapërcyer kështu Atalantën. “Granatat”, megjithë suksesin e fundit kundër Brescia, janë akoma të angazhuar në luftën për mbijetesë, duan të shmangin çdolloj rreziku të tillë në pjesën finale të sezonit.

Antonio Conte do të përqendrohet akoma te moduli i tij i zakonshëm, 3-4-1-2. Përpara Handanovic do të jenë Skriniar, de Vrij dhe Bastoni, për ta përmbyllur treshen e mbrojtjes. Godin është gjithashtu në gjendje të mirë dhe po rivalizon për një fanellë startuesi me ish-talentin e Atalantës. Megjithatë, e sheh veten disi të pafavorizuar për momentin.

Siç ka ndodhur javët e fundit, problemet më të mëdha kanë të bëjnë me mesfushën. Në fakt, trajneri zikaltër ka rikuperuar Moses (i cili, megjithatë, duhet të fillojë nga pankina), por e gjen veten të detyruar të heqë dorë nga Barella, Sensi dhe Vecino. Në “fillin nervor” të mesfushës do të jetë Gagliardini krahas Brozovic, ndërsa në pjesën e jashtme do të luajnë Candreva dhe Young.

Në sulm, Lukaku është rikuperuar, por vështirë se do të rrezikohet nga minuta e parë. Nga ky këndvështrim, në prag të kësaj sfide, Antonio Conte ishte i qartë: “Lukaku është më mirë, shpresoj ta kem, por nuk dua ta humb më gjatë. Humbja e tij tani do të thotë të mos e kesh atë për pjesën tjetër të sezonit”. Me sulmuesin belg të destinuar ta nisë nga stoli, Alexis Sanchez merr një fanellë titullari, përkrah Lautaro Martinez.

Ja formacionet e mundshme:
INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Young; Eriksen; Sanchez, Lautaro Martinez.
TORINO (3-4-2-1): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Lyanco; De Silvestri, Meité, Rincon, Ansaldi; Verdi, Berenguer; Belotti.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit