Conte optimist: Kam ndjesi të mira. Në janar…

24 Nëntor 2021
19:36
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte, ka folur për skuadrën e tij në prag të ndeshjes së Conference League kundër sllovenëve të Mura-s.

“Kam gjetur një grup lojtarësh të jashtëzakonshëm që duan të punojnë dhe të përmirësohen. Kam ndjesi të mira dhe besim te grupi. Skuadra po jep përgjigje të mira dhe ka dëshirë për sakrificë. Për mua janë karakteristika të rëndësishme”, ka thënë ish-trajneri i Inter-it.

Në lidhje me merkaton: “Nuk mendoj për janarin, sepse kemi akoma kohë. Kemi shumë ndeshje dhe tani dua të vlerësoj skuadrën që kam në dispozicion, më pas ndoshta do të shikoj se do të na duhet ndonjë blerje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit