Conte, pas humbjes me Chelsea: Për momentin, diferenca jonë me emrat e mëdhenj është e madhe

24 Janar 2022
11:15
Alfred Lleshi
back button

Antonio Conte, trajneri i Tottenhamit, komentoi disfatën e djeshme në derbin e Londrës, ndaj Chelsea. Ky ishte “nokauti” i tretë, në po aq ndeshje me blutë këtë sezon, gjithmonë me italianin në stol. “Spurs” që janë në vendin e gjashtë të Premier League, me pikë të barabarta me Arsenalin dhe -2 pikë nga vendi i katërt, i zënë nga Manchester United.

“Sinqerisht, nuk më pëlqen të humbas dhe komentimi i një disfate është gjithmonë i vështirë për mua. Sidoqoftë, kam mbetur i pamposhtur në Premier League për 9 ndeshje radhazi, çka ishte e rëndësishme, veçanërisht sepse ne jemi Tottenham dhe për momentin diferenca me ekipet e tjera si Chelsea është vërtet shumë e madhe”, – nënvizoi Conte.

Për golin e anuluar të Kane kur rezultati ishte 0-0, trajneri nga Salento shtoi: “Nuk dua të komentoj vendimet e arbitrave, por anulimi i një gol të tillë në Angli është vërtet i pabesueshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit