Conte, për lamtumirën nga Tottenham duhet shifra e majme

23 Mars 2023
15:26
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Antonio Conte-s në stolin e Tottenham tani duket se ka arritur në fund. Shpërthimi i trajnerit italian pas barazimit ndaj Southampton për 3-3 në kampionat ka krijuar një revoltë të vërtetë në dhomat e zhveshjes dhe me siguri do ta detyrojë proanrin Daniel Levy të marrë vendime drastike si shkarkimin e trajnerit.

Sipas mediave kryesore angleze, ish-trajneri i Inter-it dhe Juventus-it po pret vetëm të flasë me drejtuesit e klubit londinez në lidhje me atë do të ishte një dëmshpërblim i majmë për prishjen e parakohshme të kontratës.

Daily Mail shpjegon se si Conte mund të marrë një shumë prej rreth 4 milionë sterlina (rreth 4.5 milionë euro) për të mbyllur kontratën e tij tre muaj përpara.

Midis kandidatëve të ndryshëm për pasardhësin e tij do të ishte Ryan Mason, por profile të tjera nuk mund të përjashtohen, përfshirë atë të ish-it Mauricio Pochettino. Do të shohim nëse dhe kur do të ketë njoftime për këtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit