Conte përgatit revolucionin tek Inter, 4 lojtarë do të thonë lamtumirë

11 Korrik 2020
14:56
Denis Hakanaj
back button

Ka atmosferë ndryshimesh në shtëpinë e Inter-it.

Sezoni jo shumë pozitiv dhe rezultatet e fundit zhgënjyes duket se kanë krijuar një situatë më të komplikuar nga sa ishte parashikuar për zikaltrit.

Përveç dyshimeve mbi të ardhmen e trajnerit Conte. tani ka filluar të flitet edhe për disa lamtumira në fundin e këtij sezonit. Sipas calciomercato.com, në fakt, janë të paktën katër lojtarë praktikisht të sigurt që do të largohen në fundin e sezonit.

Ata janë:  Diego Godin, Matias Vecino, Sebastiano Esposito dhe Kwadwo Asamoah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit