Conte shënjestron të besuarin e tij te Chelsea, vjen oferta e parë

23 Korrik 2019
19:48
Telesport
back button

Mesfushori spanjoll Marcos Alonso mund të rikthehet në Serinë A. Trajneri i Interit, Antonio Conte, kërkon të sjellë te skuadra zikaltër një nga lojtarët e tij të preferuar te Chelsea, me të cilin u shpall kampion në sezonin e parë në Premier League.

Alonso ka një kontratë deri në vitin 2023 me Chelsea dhe për Marotta nuk ka për të qenë e lehtë ta sjellë në Milano. Në Londër kanë frikë nga bllokimi i merkatos dhe mos mbesin pa një zëvendësues të denjë nëse spanjolli largohet. Për këtë arsye, “blues” nuk kanë pranuar ofertën e parë zikaltër prej 30 milionë eurosh.

28-vjeçari Alonso, që më parë ka luajtur në Serinë A me Fiorentina, është një anësor që do t’i bënte shumë punë Conte, pasi është i përshtatshëm për skemat me tij. Për këtë arsye trajneri po këmbëngul që spanjolli të transferohet tek Interi. Alonso (18 gola në 120 ndeshje në Premier) duket se nuk ka më besimin e trajnerit Lampard, ndaj është gati për një rikthim në Itali.

Mesfushori spanjoll Marcos Alonso

Lajme të tjera

Lajmet e fundit