Conte shpërthen kundër Inter-it: Është hedhur shumë m… mbi mua dhe lojtarët

2 Gusht 2020
9:04
Denis Hakanaj
back button

Mendoni se puna juaj nuk është vlerësuar?

Kjo ka qenë një nga pyetjet që i është bërë trajnerit të Inter-it, Antonio Conte-s, gjatë intervistës së dhënë pas ndeshjes së fituar kundër Atalanta-s për Sky-in.

Përgjigja e teknikut ka qenë e ashpër dhe një sulm direkt ndaj klubit:

“Nuk është vlerësuar puna e lojtarëve dhe imja. Klubi nuk ka mbrojtur. Kur do të fitosh dhe të ngushtosh diferencat, duhet të jesh i fortë në fushë dhe jashtë fushës”, ka thënë Conte.

“Njerëzit duhet të na mbështesin gjithmonë, në momentet e mira dhe të këqija, por kjo nuk ka ndodhur”.

“Shpesh është hedhur m… mbi mua dhe lojtarët, askush nuk na ka dalë në mbrojtje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit