Conte tërbohet me gazetën e njohur italiane, anulon konferencën për shtyp

14 Dhjetor 2019
14:38
Alfred Lleshi
back button

Antonio Conte nuk flet. Nuk ka probleme fizike, nuk ka sëmundje. Interi dhe trajneri i tij kanë vendosur ta anulojnë konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës, e planifikuar për sot në orën 14:00, në protestë kundër “Corriere dello Sport”. 

Për ta komunikuar këtë vendim, me shumë shpjegime, ka shërbyer faqja zyrtare e zikaltërve: “Dje, nga “Corriere dello Sport”, u publikua një letër ofenduese kundër trajnerit tonë. Për të dhënë një sinjal për të gjitha mediat se duhet të garantojnë respektin ndaj njerëzve, sot konferenca për shtyp nuk do të mbahet”.

Referenca është për një letër të dërguar nga një lexues në postën e Italo Cucci dhe e botuar në edicionin e djeshëm të “Corriere dello Sport”: “Përshëndetje z.Italo, unë kënaqem (mund të themi) duke parë Interin e shkëlqyer të eliminohet nga Barcelona B, i cili tregoi sesi topi u luajt jashtë trajnerit të tij”.

Ky është mesazhi i postës elektronike, i dërguar në gazetë nga lexuesi, i cili shprehet i mërzitur nga zikaltrit, ndaj shton: “Jam i mashtruar nga Conte, i cili në karrierën e tij, megjithë fitoret, kurrë nuk tregoi një lojë të mirë”. Një letër, që e dërgoi Interin deri në tërbim, sa vendosi të mos e nxjerrë trajnerin në konferencë për shtyp. 

Për “Corriere dello Sport” kjo është polemika e dytë në pak më shumë se një javë: e para qe titulli i diskutueshëm dhe i famshëm “Black Friday” (e premte e zezë), me referencë Chris Smalling dhe Romelu Lukaku (referuar ngjyrës së tyre të zezë), në prag të Inter-Roma, 9 ditë më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit