“Conte-Tuchel? Ja me kë jam”, Ranieri: Stamford Bridge ka një problem

17 Gusht 2022
17:16
Denis Hakanaj
back button

Gjatë një interviste të dhënë për Il Messaggero, Claudio Ranieri ka folur për shumë tema. Nga futbolli italian te Premier League dhe përplasja Tuchel-Conte.

Trajneri italian ka përfituar nga rasti për të dhënë mendimin e tij për kampionatin italian: “Milan luan mirë dhe lojtarët e gjejnë njëri-tjetrin e sy mbyllur.

“Ndonjë pasaktësi është e kuptueshme, sepse jemi vetëm në fillim, por skenari është ai i zakonshmi: futbolli i bukur”, ka thënë Claudio Ranieri.

“Inter-i? Kur ke mundësinë të rreshtosh gjithë ata yje, goli do të vijë herët ose vonë. Roma? Është shumë e organizuar dhe bëhet e mrekullueshme kur luan me shpejtësi me Fab Four”.

Një mendim edhe për Premier League: “United me zero pikë është një mister. Befasojnë edhe dy pikët e Liverpool-it. City ka gjetur te Haaland pasardhësin e Aguero-s.

“Sherri Tuchel-Conte? Unë jam me Antonio-n. Tuchel është zemëruar për festimin e Conte-s pas barazimit 1-1, por Stamford Bridge ka një problem: ka vetëm një metër distancë nga dy stolat”.

Në fund, një shikim drejt së ardhmes: “Unë pres një projekt serioz, në Itali pse jashtë. Me kusht që të jetë një propozim i besueshëm”, ka përfunduar Ranieri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit