Conte zbulon si e ktheu në “bishë” të përhumburin Eriksen

19 Prill 2021
9:04
Alfred Lleshi
back button

Dy pikë të humbura ndaj Milanit apo një pikë e fituar, për mënyrën se si po shkonte ndeshja kundër Napolit? Në fund të ditës, Interi mund të jetë i kënaqur pas perlës së Eriksen, që shtoi edhe një pikë në llogarinë e të tijve. Pas ndeshjes, Antonio Conte komentoi ekipin e tij në “Sky Sport”:

“Mund të them vetëm se jam i lumtur dhe krenar për këtë grup lojtarësh. Jemi rritur nga shumë pikëpamje. Ne do ta humbnim ndeshjen e sotme në periudha të tjera, do të kishim vuajtur psikologjikisht. Sot pashë një ekip, që e di se çfarë dëshiron dhe nuk e nuk e humb kurrë mënyrën e duhur të lojës, edhe nëse ndodh diçka e pafat si goli që kemi pësuar”.

Trajneri i Interit më pas foli për rritjen mendore të lojtarëve të tij, të cilët tani e kanë kuptuar më së miri çfarë kërkon: “Unë i shoh lojtarët në fushë, ata e kuptuan rëndësinë e momentit dhe gjithashtu të mos dhënies së shpresës tek ata që na ndjekin. E kishim parashikuar këtë barazim, kështu që jemi të lumtur”.

Lidhur me kundërshtarin e ditës, Antonio Conte nuk ka dyshime: “Napoli është një ekip i nivelit absolut, për këtë arsye barazimi merr edhe më shumë rëndësi. Më bëri të lumtur, sepse këto janë ndeshje që mund t’i humbësh, siç thashë. Ekipi reagoi, është i vetëdijshëm për potencialin e vet. Le të mos harrojmë se ishim përballë një Napoli të plotë, që për mua është shumë i fortë, si me formacionin startues, edhe me grupin në total”.

Mbyllja e deklaratës vjen me rritjen e Christian Eriksen, autor i golit të mbrëmjes për Interin: “Mundësia për të qenë në gjendje të punonte më shumë kohë ishte thelbësore. Pastaj, ishte e rëndësishme që ai të kuptonte rëndësinë e dy fazave të lojës. Kjo gjë zgjati pak, edhe sepse së pari e bëmë atë të luante mesfushor sulmues, pastaj në role të tjera. Sidoqoftë, Christian mund të bëjë shumë, shumë më tepër, jam i bindur. Ai ka cilësi të rëndësishme dhe shkalla e agresionit është gjithashtu në rritje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit