Conte “zbut tonet”: Morëm atë që meritonim, edhe pse…

4 Gusht 2020
17:11
Telesport
back button

Pasi kampionati u mbyll me vendin e dytw (“i pari nga humbwsit”) Antonio Conte, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafe nw Europa League, gjykon pozitivisht sezonin:

“Mendoj se skuadra ka mbledhur pikët që meritonte. Ndoshta pak më pak nga ajo që kemi mbjellë, por është e drejtë që të kemi përfunduar me 82 pikë në renditje, në vendin e dytë. Kemi pasur një kampionat të mirë, me përparim të rëndësishëm nga të gjitha pikëpamjet. Tani duhet të luajmë këtë turne, këtë kompeticion: jemi gati”.

“E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, që të përballemi me një kundërshtar të ashpër. Do të jetë një ndeshje që mund edhe tw shfaqet e piswt, ndaj do të duhet të ndotemi dhe ne pak, por mendoj se skuadra ka arritur pjekurinë e duhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit