Conti skandaloz, Donnarumma nuk bën dot mrekullinë dy herë. Lecce barazon (VIDEO)

20 Tetor 2019
22:09
back button

Milani ka pësuar gol në momentin më të mirë, teksa arbitri ka akorduar penallti për Lecce, për prekje me dorë të Andrea Conti që ka gabuar fatalisht duke e stopuar dhe rregulluar topin me krah brenda zonës së rreptësisë, te një krosim i verdhekuqve.

Babbacar ka goditur, por Donnarumma ka pritur. Megjithatë, super pritja e portierit nuk ka vlerë, pasi te topi i kthyer, sulmuesi ka korigjuar dhe ka goditur në rrjetë. Milan-Lecce 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit