Copa America: Ja 8 skuadrat dhe përballjet në çerekfinale!

25 Qershor 2019
9:13
back button

Faza e grupeve përfundoi në Copa America, ku pa të eliminuar Bolivinë, Katarin Ekuadorin dhe Japoninë.

Nga grupi A u kualifikua direkt Brazili dhe Venezuela, edhe Peruja kaloi si vendi i tretë më i mirë.

Në grupin B, Kolumbia u kualifikua si e para e grupit, e ndjekur nga Argjentina dhe Paraguai si vendi i tretë më i mirë. 

Në grupin C, Uruguai dhe Kili siguruan një biletë për më tej, ndërsa Japonia që u rendit e treta nuk u kualifikua sepse ishte e ekipi më i dobët ndër vendet e treta.

Në bazë të shortit të përcaktuar më herët në çerekfinale do të jenë këto katër përballje:

Brazil-Paraguai (28 qershor, ora 2:30)

Venezuelë-Argjentinë (28 qershor, ora 21:00)

Kolumbi-Kili (29 qershor, ora 1:00)

Uruguai-Peru (29 qershor, ora 21:00)

Nga skema e përcaktuar në gjysmëfinale mund të ndeshen Argjentina dhe Brazili (gjithmonë nëse kualifikohen).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit