Copa del Rey / Vendos Rodrigo, Valencia do ndeshet me Barcelona-n në finalen e madhe

28 Shkurt 2019
22:54
back button

Valenca ka fituar 1-0 ndeshjen e kthimit në Mestalla ndaj Betis dhe është kualifikuar për në finalen e madhe të Copa del Rey. 

Skuadra e Marcelinho-s është pritur nga një tifozeri e zjarrta jashtë stadiumit në prag të gjysmëfinales së dytë. 

Pasi sfida e parë kishte përfunduar 2-2, gjithçka mbetej e hapur për ndeshjen e kthimit.

Ishte goli i Rodrigo-s në minutën e 56’ që i dha golin e sigurisë vendasve që ruajtën pa shumë probleme rezultatin deri në fund të takimit. 

Në finalen e madhe i pret Barcelona, e cila mposhti Real Madrid një ditë më parë. 

Ndeshja e cila do të vendosë se kush do ta ngrejë trofeun e Copa del Rey do të luhet më 25 maj në Sevilla, pikërisht në Benito Villamarin. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit